Sulmi në Florida, autoritetet ishin në dijeni për armën

07/01/2017 00:00

Detaje të reja kanë dalë për sulmin me armë në aeroportin e Florida, ku 5 persona humbën jetën dhe 8 të tjerë mbetën të plagosur.

Mediat amerikane bëjnë me dije se autori i sulmit është 26-vjeçari Esteban Santiago. Ai kishte mbërritur me avion nga Alaska në Florida dhe armën e kishte të futur një çantë bashkë me bagazhet e tjera, dhe e kishte kaluar zyrtarisht në aeroport.

Sipas  burimeve të mediave amerikane, 26-vjeçari pasi ka marrë çantën ku kishte armën ka shkuar në tualet dhe e ka mbushur atë. Pas këtij momenti ai ka dalë dhe ka qëlluar ndaj personave të tjerë.

26-vjeçari Esteban Santiago rezulton si një person i diagnostikuar me probleme mendore në të kaluarën, por raportohet se ai ishte në mjekim të vazhdueshëm.

Raportohet se 26-vjeçari  ka debatuar me pasagjerët e tjerë gjatë fluturimit para se të merrte armën dhe të qëllonte ndaj kujtdo që i dilte përpara.

Esteban Santiago prej disa vitesh jetonte në Alaska ku ka edhe një grua e një vajzë 4-vjeçare.

FOTO GALERI
11/25

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA