Aksident me pasojë vdekjen në Fier
23/12/2016 11:15
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e së premtes në aksin Fier-Ballsh, pranë kthesës së Portëzës, si pasojë e të cilit një person ka humbur jetën.
Makina ka përplasur një person që po udhëtonte me biçikletë.
Mësohet se viktima është 57-vjeçari Fatmir Lamaj.
Top Channel