Tenton vetëvrasjen, por qëllon instruktorin e qitjes (Pamje të rënda)

22/12/2016 00:00

Pamje të rënda nga qendër qitjeje tregojnë një person, i cili tenton vetëvrasjen, por plumbi kap instruktorin që ishte pas tij.

Në video dallohet që personi në fjalë pasi gjuan shënjestrën që i ishte vendosur, drejton armën nga gjoksi i tij dhe e shkrep, por në momentin e fundit arma i lëviz dhe plumbi vetëm sa e gërvisht duke kapur instruktorin.

Mendohet se videoja është filmuar më 4 korrik të këtij viti në Amerikë.

Top Channel