Takimi 3-orësh i Witkoff me Putin, i dërguari i Trump: Bisedimet konstruktive me presidentin rus do të vazhdojnë me takim tripalësh SHBA-Rusi-Ukrainë Pas tragjedisë së 28 nëntorit, ku humbën jetën 71 persona nga rrëzimi i avionit, një tjetër aksident ajror ka ndodhur në Kolumbi.
Këtë herë në aksidentin ajror është përfshirë një avion që shërbente për transportin e mallrave, ndërsa në bord kishte 6 persona, ku vetëm njëri prej tyre arriti të mbijetonte.
Avioni i tipit Boeing 727 ishte nisur për në Bogota të Kolumbisë, mirëpo përfundoi i rrëzuar në një fushë në afërsi të qytetit Puerto Carreno teksa po tentonte të ulej.
Momenti i tentativës që ka bërë piloti për t’u ulur është filmuar nga një person dhe pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në internet.
Top Channel