Siguria kibernetike bllokon një pjesë të faqeve në internet nga një alarm global, mund të prekë edhe shërbimet qeveritare Pas tragjedisë së 28 nëntorit, ku humbën jetën 71 persona nga rrëzimi i avionit, një tjetër aksident ajror ka ndodhur në Kolumbi.
Këtë herë në aksidentin ajror është përfshirë një avion që shërbente për transportin e mallrave, ndërsa në bord kishte 6 persona, ku vetëm njëri prej tyre arriti të mbijetonte.
Avioni i tipit Boeing 727 ishte nisur për në Bogota të Kolumbisë, mirëpo përfundoi i rrëzuar në një fushë në afërsi të qytetit Puerto Carreno teksa po tentonte të ulej.
Momenti i tentativës që ka bërë piloti për t’u ulur është filmuar nga një person dhe pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në internet.
Top Channel