BE ndalon asgjësimin e rrobave të pashitura, kompanitë detyrohen t’i shesin ose t’i dhurojnë
Zyrtarisht dimri nis sot, me ditën më të shkurtër të vitit. Në orën 11.44 të 21 dhjetorit ndodh solsitici dimëror, dritë ka vetëm për 9 orë e 5 minuta.
Spektakli i parë astronomi9k që na jep qielli dimëror është afrimi mes Hënës dhe Jupiterit, i dukshëm në gjysmën e dytë të natës mes 21 dhe 22 dhjetorit.
“Solstici dimëror është momenti kur Dielli, në lëvizjen e dukshme përgjatë kostelacionit të Zodiakut arrin pozitën më jugore të ekuatorit qiellor, që është projektimi në qiellin e ekuatorit tokësor”, shpjegon astrofizikanti italian Gianluca Masi.
Nga ky moment e më pas thotë ai dielli fillon të ‘ringjitet’ drejt ekuatorit qiellor dhe orët e dritës rriten gradualisht derisa arrin kulmin pas 6 muajsh, në solsticin e verës. Për këtë arsye që nga parahistoria solsticit të dimrit i është atribuar kuptimi i shenjtë i trumfit të dritës mbi errësirën.
21 dhjetori ka 9 orë e 5 minuta dritë, ndërsa nata do të zgjasë 14 orë e 55 minuta dhe kjo është dita më e shkurtër e vitit. Besimi se 13 dhjetorit është dita më e shkurtër është një traditë që vjen nga e shkuara, nga viti 1852, kur u riformatua kalendari nga Papa Gregori XIII”.
Qielli dimëror
Në përgjithësi fillimi i dimrit përmirëson shikimin e shumë yjësive pasi erërat e veriut lirojnë atmosferën nga mjegulla dhe lagështira duke e bërë më të qartë. Për shembull, në këtë periudhë të vititi spektakolare janë kostelacionet e Demit, Orionit, Binjakëve, dhe Auriga.
Top Channel