Një djalosh 12-vjeçar në Nigeri është shpëtuar mrekullisht pasi ka kaluar 3 ditë i ngecur në një hapësirë të vogël, midis dy mureve. Aduragbemi Saka, kishte shkuar i vetëm në një kafene dhe ka filluar të luajë në një hapësirë të ngushtë mes një muri rrethues dhe konviktit.

Por ndërsa ngeci dhe në pamundësi për të dalë fëmija kishte filluar të qante e të kërkonte ndihmë, por për tre ditë me radhë ishte injoruar totalisht. Familjarët e tij, jetonin në një zonë tjetër dhe në kërkimet e tyre nuk u kishte shkuar ndërmend që të kontrollonin në këtë pjesë, duke e lënë 12-vjeçarin në mëshirë të fatit.

Por ndërsa orët e ditët kalonin, një person, i cili kishte shtëpinë aty pranë, ishte bërë kurioz e ishte afruar për të parë se çfarë ishte ai zë i çjerrë që vinte nga një hapësirë shumë e vogël. Pasi ka parë djaloshin ai ka njoftuar policinë e cila ka prishur murin rrethues dhe e ka nxjerrë të gjallë duke e dërguar më pas në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel