Berlin, kamioni përplas njerëzit në një treg, dyshohet sulm terrorist

19/12/2016 00:00

Vetëm pak pasi Gjermania u solidarizua me sulmin e ambasadorit në Ankara, një tjetër sulm këtë herë në zemër të Berlinit i ka kushtuar jetën të paktën 12 personave, ndërsa ka plagosur dhjetëra të tjerë.

Një kamion i cili të kujton sulmin tragjik të Nisës më 14 korrik të këtij viti ku humbën jetën 86 persona, duket se u përsërit në shtetin fqinj. Policia ka arrestuar menjëherë shoferin e kamionit, ndërsa bashkëpunëtori i tij ka gjetur vdekjen.

Kamioni eci me shpejtësi përgjatë një tregu të famshëm Krishtlindjesh, një zonë që sillte aromën e festave për të gjithë qytetarët. Por atmosfera e këndshme, u zëvendësua me lot dhe thirrje për ndihmë.

Dëshmitarët e përshkruan si momente rrënqethëse ato të kamionit që ecte pa u ndalur. Autoritetet kërkuan banorëve të shmangin menjëherë zonën.

“Dëgjova një zhurmë të madhe, më pas shumë kaos dhe njerëz të gjakosur, ishte traumatike”, e përshkroi një dëshmitar. Vendngjarja u blindua nga policia dhe hetuesit të cilët do të zbardhin të gjithë ngjarjen.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel