Wonder Women nuk përfaqëson më gratë në OKB

15/12/2016 00:00

Beteja e Wonder Women për barazinë e grave dhe vajzave në Kombet e Bashkuara, është mbyllur para kohe.

Personazhi i veçantë, superheroina kurajoze, u shpall nga kombet e bashkuara ambasadore nderi por misioni i saj u ndërpre para kohe pas disa protestave.

Një zëdhënës i kombeve të bashkuara tha se roli i karakterit në organizatën me 193 vende anëtare do të përmbyllej të premten, pavarësisht planeve që do ta shihnin Wonder Women si personazh kryesor në një fushatë për të drejtat e grave dhe vajzave në 2017-ën.

Përzgjedhja e superheroinës si ambasadore nderi në luftën për barazi gjinore, u prit me kritika dhe afro 45 mijë vetë nënshkruan një peticion online duke i kërkuar sekretarit të përgjithshëm të OKB-së të rishikonte zgjedhjen e bërë.

Top Channel