Tre vajza, nga 20-26 vjeç rrezikojnë dënimin me burg teksa kanë pranuar se kanë dehur një futbollist 20-vjeçar e më pas kanë abuzuar seksualisht me të.
Madje Brogan Gillard, 26 vjeçe, Paige Cunningham, 22 vjeçe dhe Sharon Jones 20 vjeçe kanë filmuar veten teksa kanë prerë perime me trupin pandjenja të futbollistit dhe i kanë prerë edhe flokët.
Futbollisti ka mbetur i shokuar kur i ka dalë pija, teksa në trupin e tij ka gjetur edhe perime të ndryshme, të cilat mendohet se i kanë përdorur vajzat gjatë raportit seksual.
Vajzat pranuan para trupës së gjykatësve në Preston të Anglisë se e i kanë dhënë të pijë futbollistit derisa ai ka humbur ndjenjat e më pas kanë bërë “çfarë kanë dashur me të”.
Viktima i cili ka dëshiruar të mos identifikohet nuk është paraqitur në gjyq për të dhënë dëshminë e tij, por nga çfarë kuptohet në videon e filmuar nga vetë vajzat nuk ka vend për shumë koment. Në një moment të videos, Gillard mbante gërshërët dhe me to ka bërë më tepër se sa të presë perime apo t’i priste flokët futbollistit që me të drejtë përpiqet të ruaj anonimatin.
Top Channel