Në Paris protestohet me dele

15/12/2016 00:00

Një tufë prej rreth 100 delesh pushtoi kopshtet e famshme Tuileries në qendër të Parisit, në kuadër të një proteste të fermerëve, kundër pranisë së ujqve në rajonet e tyre.

Barinjtë donin të jepnin mesazhin se ujqit, që u bënë kafshë të mbrojtura në 1993 nga konventa e Bernës, janë një kërcënim për kafshët që ata ushqejnë, por edhe për jetën e vetë atyre.

Fermerët thonë se ka 10 deri në 15 mijë ujq në Francë. Sidoqoftë, grupi i barinjve, që kishin ardhur nga e gjithë Franca, nuk mundi t’i afrohej edhe aq parizienëve, pasi autoritetet franceze mbyllën portat që çonin në kopshtet Tuileries.

Top Channel