Dritat e Kullës Eifel në Paris u fikën mbrëmjen e kaluar në shenjë solidarizimi me banorët e Alepos, qytetit të shkatërruar nga lufta në Siri.

Kulla u “mbështoll” nga errësira nga ora 20:00 dhe kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo, tha se kjo është një formë proteste për situatën e padurueshme në të cilën gjenden banorët e Alepos, aty ku luftimet u ndërprenë më në fund.

Forcat rebele njoftuan arritjen e marrëveshjes për të lejuar evakuimin e njerëzve nga qyteti. Para se të fikeshin dritat, Hidalgo tha se “rrugët e fundit në Alepo që mbaheshin nga opozita po rimerren nga qeveria, duke krijuar qindra viktima”.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel