Alarmohet Europa, avioni me një pasagjer të infektuar me hantavirus zbarkon në Amsterdam, transferohet menjëherë në spital Lufta në Aleppo ka lënë pas shumë dhimbje, varfëri, trishtim, lot të cilat asgjë nuk i dokumenton dot më qartë sesa imazhet e fëmijëve të pafajshëm të Sirisë.
Ishin pikërisht fotografitë, të cilat herë pas here ngrinin këmbanat e alarmit se në vendin e rrënuar nga lufta, dikush duhej të tërhiqej.
Vuajtja e fëmijëve ndoshta ishte edhe ajo që e vendosi Sirinë në hartën e veprimit. Po kush janë ata? Simboli i tragjedisë humanitare, ishte ai që u njoh si “djali i bregut të detit”, Alan Kurdi, që u gjet i mbytur pasi familja e tij tentoi të largohej nga Siria nëpërmjet detit Mesdhe.
Pas tij erdhën pamjet e “djalit të ambulancës”, Omran Daqneesh, vogëlushit, i cili i mbuluar në gjak pafajësish fërkonte sytë. Ai u plagos pak ditë pasi vëllai 10-vjeçar i tij Ali, humbi jetën.
Lufta ka lënë me mijëra të plagosur. Ndërsa sapo kishte humbur të ëmën, djaloshi që i shpëtoi sulmit me gaz pyeste vazhdimisht infermieren: A do të vdes unë zonjushe? A do të vdes?
Terrorin e tregon edhe fytyra e vajzës së vogël, e cila mes lotësh dhe e gjakosur kërkonte familjen e saj.
Top Channel