Tiranë, zjarr në banesë; një i vdekur
14/12/2016 09:00
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Rreth orës 08:05, në rrugën “Niko Avrami”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I. Z., 94 vjeç, i cili ka humbur jetën si pasojë e asfiksimit nga tymi i krijuar në brendësi të banesës.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka ndezur disa kartona në mes të banesës për t’u ngrohur, të cilat kanë shkaktuar diegien e disa orendive të ndryshme, duke sjellë më pas dhe asfiksimin e viktimës.
Top Channel