Personazhi i vitit

08/12/2016 00:00

Top Channel, si çdo vit ka nisur sondazhin e fundvitit për të përzgjedhur personazhin e vitit që po lëmë pas. Kjo është tashmë një traditë prej 12 vitesh e faqes online më të ndjekur në rrjetet sociale.

Çdokush mund të bëhët pjesëmarrës në këtë sondazh, nga ekrani i kompjuterit, apo edhe nëpërmjet një telefoni “smart”.

Në “www.top-channel.tv” mund të identifikoni ikonën me “Personazhi i vitit 2016”. Ky sondazh është i ndarë në dy faza. Në fazën e parë, ju do të votoni 5 personazhet më të spikatur të vitit sipas mendimit tuaj.

Në fund të saj, listës me 10 personazhet më të votuar nga ju do t’i shtohen edhe 10 personazhe të zgjedhur nga Top Channel, e së bashku do të votohen gjatë fazës së dytë.

Faza e parë ka nisur që prej 6 dhjetorit dhe përfundon më 20 dhjetor. Faza e dytë nis më 20 dhjetor dhe përfundon më 30 dhjetor.

Fituesi i çmimit “Personazh 2016” do të shpallet më 31 dhjetor gjatë edicionit të fundit të lajmeve për vitin 2016.

Kjo traditë ka nxjerrë fitues shumë personazhe që kanë pasur ndikim në fushat e tyre profesionale. I fundit fitues ka qenë trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi.

Top Channel