Bora nuk është pazakontë në Tokio, me përjashtim të faktit që u deshën 54 vjet që ajo të binte në nëntor. Banorët e kryeqytetit japonez u surprizuan të enjten nga reshjet e borës, pasi zakonisht temeperaturat në këtë kohë të vitit janë mbi 10 gradë celsius.

Bora që mungonte prej më shumë se 5 dekadash në nëntor solli një front moti të ftohtë në qytet, por temperaturat mbi zero nuk lejuan që ajo të ngjisë. Megjithëse shijuan këtë surprizë nëntori, bora e papritur do të thotë udhëtime më të gjata për shkak të vonesave në transportin publik dhe diçka e tillë nuk është aspak e tolerueshme në Japoni.

Por, në një qytet ku tërmetet janë shumë më të shpeshta se bora, këto reshje të hershme sidoqoftë janë shijuar nga banorët. Reshjet e borës janë të zakonshme në Tokio në janar apo shkurt dhe nuk qëndrojnë kurrë gjatë. Herën e fundit që në Tokio ra borë në nëntor, president i SHBA-së ishte i ndjeri Xhon Kenedi, ndërsa Bob Dilan, i cili pak javë më parë mori çmimin Nobel, sapo kishte publikuar albumin e tij të parë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel