Parajsa e Trump, rezidenca Kështjellë në Florida

23/11/2016 00:00

“Një parajsë në Palm Beach”, kështu përkufizohet rezidenca e Donald Trump në Florida.

Kështjella e quajtur “Mar a Lago” e që është shndërruar në një klub privat është ajo ku presidenti i zgjedhur do të kaloje ditën e Falenderimeve.

Me 118 dhoma, me sipërfaqe prej 10 mijë metra katrore ajo është ndërtuar në 1927-tën. Për një farë kohe u përdor si rezidencë diplomatike dhe në 1985 u përvetësua nga manjati i pasurive të paluajtshme.

“Mar a Lago”, që mes shumë veçorive mbresëlënëse gëzon një pamje të mrekullueshme nga oqeani, u ble për 5 milionë dollarë nga biznesmeni, i cili shpenzoi edhe 3 milionë të tjera për rikonstruksionin dhe mobilimin e saj.

Për t’u pranuar në klub 450 anëtarët paguajnë 100 mijë dollarë në vit.

Shumë evente dhe festa të rëndësishme organizohen atje, përfshirë balloja ndërkombëtare e Kryqit të Kuq. Familja Trump parapëlqen të kalojë fundjavën në këtë parajsë në tokë, ku përveç pishinave, kampeve të golfit e fushave të tenisit gjendet gjithashtu një butik i brendshëm.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel