“Paradë” e gjashtë planetëve në qiellin e natës këtë fundjavë, ja disa këshilla si mund ta shihni më mirë këtë fenomen
Nuk ka shumë kompani që kërkojnë që stafi të fillojë punë në këtë orë, si Pivotal Software.
Punëtorët e kompanisë me 20 zyra në të gjithë botën e nisi punën saktësisht më 09:06 të mëngjesit. Pikërisht në këtë orë bie zilja dhe të gjithë punëtorët duhet të shkojnë në mbledhjen që zgjat mes 5-10 minuta.
Më pas programuesit e firmës shkojnë në kompjuterët e tyre apo në takime të tjera gjatë ditës.
Themeluesi i Pivotal dhe shefi ekzekutiv, Rob Mee thotë se kjo e bën ditën e punës më efikase.
“Kam kuptuar që programuesit, nëse i lë në pajisjet e tyre, fillojnë të punojnë rreth orës 10:00. Dhe nëse ata nuk kanë ngrënë mëngjesin siç duhet, do të jenë të urritur rreth orës 11:00, kështu që do u duhet të pushojnë për të ngrënë dhe kjo e zgjat pasditen. Por nuk është efiçente. Kështu që menduam që të gjithë të hanë mëngjes fillimisht. Dhe kjo është arsyeja e këtij orari”, shpjegon Mee.
Të gjithë punonjësit hanë të lirë mëngjesin dhe e nisin punën në 09:06. Por pse pikërisht në këtë kohë? “Menduam që po ta linim në orën 09:00 fiks, programuesit do të ishin të frustruar për ditën, do mendonin do bëhem vonë”, thotë Mee më tej.
Top Channel