Japoni, një pemë e artë për Krishtlindje

21/11/2016 00:00

Atmosferën e festave të fundvitit në kryeqytetin e Japonisë, Tokio, e afroi akoma më shumë një pemë tepër e veçantë Krishtlindjesh. Bredhi i rrallë 2 metra i lartë është krijuar nga 19 kg ar i pastër dhe prej këtij metali të çmuar janë prodhuar edhe fijet e zbukurimit.

Vlera e tij llogaritet të mbërrijë në 1,8 milionë dollarë. Një argjendari me emër në Tokio, Ginza Tanaka, e pati idenë e pemës së veçantë, të cilën e ka vendosur në vitrinë si për të tërhequr shpirtin festiv, ashtu edhe për të kremtuar 90-vjetorin e dyqanit. 

Takahiro Ito, menaxher i Ginza Tanaka, tha: “Në situatën aktuale, kur e gjithë ekonomia e globit vuan pasojat e paqendrueshmërisë që buron nga ngjarje si BREXIT, ne krijuam këtë pemë të florinjtë Krishtlindjesh me shpresën se ajo do t’i davarisë lajmet e zymta e do të tërheqë një të ardhme të bukur e të shndritshme për të gjithë”.

Pema në fakt është në shitje, por klientët më së shumti ndalen të shijojnë pamjen e saj e nuk mendojnë që ta blejnë. Bredhi i artë i Krishtlindjeve do të qëndrojë i ekspozuar në dyqanin Ginza deri në 25 dhjetor.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel