Aksident në aksin Bulqizë-Peshkopi, dy të vdekur

17/11/2016 22:50

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Bulqizë-Peshkopi, në vendin e quajtur “Tre Çezmat”. Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën dy  persona.

Rreth orës 21.35 në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Bulqizë ka ardhur një telefonatë se një automjet ka rënë në lumë nga ura që të çon në fshatin Sopot. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe autoambulanca.

Mësohet se në rrugën dytësore Tre Çezmat -Sopot, një kamionçinë me targa AA 782 DH, që drejtohej nga Indrit Zeneli, ka rënë në lumin e Bulqizës  nga ura që të çon në fshatin Sopot .

Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit 40 vjeçari Zeneli, nga fshati Sopot i Bulqizës.

Në automjet udhëtonin dhe dy persona të tjerë ku njeri prej tyre, shtetasi R.L ka mundur të shpëtojë dhe të lajmërojë Policinë dhe  banorët për ndihmë, ndërsa Edion Kola, 35 vjeç, banues në Sopot është transportuar  me autoambulancë për në spital  në gjendje shumë të rëndë por ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Bëhet e ditur se policia me ndihmën e një vinçi ka bërë të mundur nxjerrjen e personave që ndodheshin në makinë në mes të lumit. Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për përcaktimin e shkakut të rënies nga ura si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA