A do të guxonit të mbanit në krahë këtë mace?

17/11/2016 00:00

Ka mënyra të ndryshme për të testuar frikën tek vetja, si filmat e frikshëm, apo thjesht duke dalë nga zona juaj e rehatisë.

Por një bukuroshe brune, guxon të përkëdhelë një mace të një race të veçantë. E veshur me një fustan me lule ngyrë kremi, dhe flokët e gjatë, vajza ulet në gjunjë. Në video duket se si ajo përkëdhel një kafshë në krahët e saj.

Në pamje të parë duket sikur bëhet fjalë për një mace të madhe shtëpie, por që shumë shpejt tregon se nuk i përket familjes së felinëve të parrezikshëm.

Macja e murrme e mbuluar me pika të zeza dhe me një bisht shumë të gjatë i përket familjes serval. Servalet afrikanë janë mace të egra që janë jashtëzakonisht të rrezikshme.

Ato gjenden në shkretëtirën e Saharasë dhe kanë thonj e dhëmbë shumë të mprehtë.

Por vajza duket që nuk trembet fare nga kafsha teksa e përqafon dhe e përkëdhel. Macja mbështet kokën në supin e saj, teksa shfaq dhembët e mprehtë. Që kur u postua në internet video u bë virale.

Top Channel