Shpërthim në qendër të Fushë-Krujës

15/11/2016 18:00

Një sasi lënde plasëse është hedhur dhe aktivizuar në një rrugë të lagjes “Punëtori”, në qytetin e Fushë-Krujës. Nga shpërthimi, që u regjistrua në orën 17.45 të ditës së martë, nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale në tre prej automjeteve të parkuara në vendin e ngjarjes.

Ky është shpërthimi i dytë në më pak se 24 orë. Mbrëmjen e kaluar, një tjetër sasi e vogël tritoli u vendos në automjetin e zv/drejtorit të ALUIZNI-t në Durrës, Gerti Aleksi, i cili ishte parkuar para garazhit të pallatit ku ai jeton.

Në të dyja rastet, Drejtoria e Policisë Vendore deklaron se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, por errësira dhe mungesa e provave në vendngjarje e bën të vështirë zbardhjen e këtyre akteve kriminale me lëndë eksplozive.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA