Ameerah, princesha që thyen tabutë në Lindjen e Mesme

15/11/2016 00:00

Ameerah Al Taweel është princesha 33-vjeçare e Arabisë Saudite që frymëzon me dëshirën e saj për ta bërë botën më të mirë.

Ajo është një grua e bukur, e sigurt dhe e guximshme. Princesha merret me problemet humanitare, jo vetëm në Arabinë Saudite, por në të gjithë botën.

Ajo ka vizituar më shumë se 70 vende për të kuptuar dhe për të zgjidhur probleme të mëdha të botës. Princesha lufton varfërinë dhe pasojat e fatkeqësive. Ajo merr pjesë në organizatat bamirëse, ka ngritur një strehë në Afrikën Perëndimore, ka ofruar ndihmë për viktimat e përmbytjeve në Pakistan, ka hapur Qendrën e Studimeve Islame në Universitetin e Kembrixhit dhe ka udhëhequr një mision për të ndihmuar Somalinë.

Ajo ishte gruaja e parë në vendin e saj që refuzoi abayas – një fustan i gjatë dhe i gjerë që mbulon të gjithë trupin dhe nisi të vishte rroba të stilit europian. Gjithsesi, në veshjet e saj moderne dhe të rafinuara gjendet gjithmonë diçka nga stili tradicional.

Por, stili nuk është e vetmja gjë që e dallon mënyrën e jetesës së Princeshë Ameerah nga ajo tradicionale; ajo nget makinën dhe është arsimuar në SHBA për administrim biznesi. Princesha mendon se të gjitha gratë në të gjitha vendet duhet të kenë të drejtën të zgjedhin dhe të përpiqen ta bëjë këtë realitet.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel