Gomonia e djegur në Karaburun, e ngarkuar me 2 ton kanabis

14/11/2016 00:00

Policia ka dhënë detaje në lidhje me gomonen që u përfshi nga flakët në afërsi të Karaburunit ditën e sotme.

Sipas policisë, gomonia ishte e gjatë 12 metra, me 2 motorë, ndërsa dyshohet se ishte e ngarkuar me rreth 2 ton kanabis sativa.

Gjithashtu nga policia bëhet e ditur se në gomone ndodheshin dy shtetas italianë që kishin marrë drogën.

Italianët i kanë vënë zjarrin drogës dhe gomones pasi ishin në ndjekje nga policia.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel