Sa herë që NASA vendos të ndajë me publikun imazhe të shkrepura nga roboti i saj në sipërfaqen e Marsit, aq herë ndizen zërat e ‘ufologëve’ që thuajse në të gjitha rastet mundohen të interpretojnë imazhet si ‘prova’ të ekzistencës së tyre.

Edhe rasti i fundit nuk mund të bëntë përjashtim. NASA publikoi disa pamje dhe në njërën prej tyre, ufologët shohin mbetjet fosile të një Ariu të Murrmë.

“Imazhi ngjason shumë me një kafshë të fosilizuar apo një statujë, por gjithsesi është e vështirë të përcaktohet pa e parë dhe ekzeminuar nga afër”,  thotë për Daily Star, ‘gjahtari i alienëve’, Scott C. Waring.

Në fakt, në pamje të parë, imazhi duket si fosili i një ariu të murrmë dhe kjo nëpër rrjetet sociale ka përforcuar dhe risjellë më të fortë teorinë që dikur “Planeti i Kuq” ka qenë i banueshëm.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel