Fundi i lidhjes me këngëtaren e njohur italiane? Balerina shqiptare i jep fund aludimeve me gjestin e fundit
Ka flokë të gjatë e të errët, pozon shkëlqyeshëm dhe ka një shikim fantastik. Për këto arsye është një superyll i rrjeteve sociale. Por, Tea nuk është një nga ato modelet që postojnë foto me bikini në Instagram…
Po flasim në fakt për një qenushe, që me qimet e saj të gjata është bërë shumë e famshme.
Një nga fotot e saj është shpërndarë më shumë se 1 milion herë në Facebook. Pronari i saj, Luke Kavanagh, nuk e priste kurrë që qenushja e tij të bëhej kaq e famshme.
“Edhe kur dal shëtitje mblidhen njerëz për ta parë. Bën sikur nuk i pëlqen vëmendja, por e adhuron faktin që njerëzit e lavdërojnë dhe e shikojnë. Është njësoj si modelet”, thotë pronari.
Top Channel