Prezantohet Plani Kombëtar për LGBTI

21/10/2016 00:00

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ka qënë i pranishëm në publikimin e Planit Kombëtar të LGBTI në Shqipëri.

“Ka një ndryshim të madh pasi vetëm pak vite më parë komuniteti LGBTI nuk njihej fare në vend, e jo më të flitej për të drejtat e tyre.  Tani ka një dokument të rëndësishëm miratuar pak kohë më parë nga qeveria ” Plani Kombëtar për personat LGBTI, pjësë e dokumentit të përfshirjes që u lancua sot. Dokumenti ka qëllimin e rritjes së ndërgjegjësimit për mosdiskriminimin dhe mbrojtjen e të drejtave të  LGBTI”, tha ministri Klosi.

Vizioni kryesor i këtij plani është: Një shoqëri që lufton diskriminimin për shkak të orientimit seksual dhe  siguron garantimin e të drejtave të barabarta, duke rritur aksesin në arsim, punësim, shëndetësi, strehim dhe integrim të plotë të personave LGBTI në shoqëri.

Përfaqësuesja e lartë e Këshillit të Europës për Dinjitetin Njerë Barazinë Maria Routanen deklaroi në këtë tryezë se të ajo që personat LGBTI kërkojnë nuk janë të drejta ekstra , por të drejta normale për të jetuar një jetë normale.

Top Channel