“Sot thonë jemi homogjenë grekë”/ Protesta për Zvërnecin, Braçe nga Kuvendi: Kam denoncuar grabitjen e pronave në Vlorë që në vitet 2000, u ndanë me ‘7501’

01/06/2026 19:08

Socialisti Erion Braçe, gjatë fjalës së tij në Kuvend, është shprehur se problemet me pronat në Vlorë kanë nisur që në vitet ’93 me ligjin 7501.

Deputeti u shpreh se ai ka qenë i vetmi që në vitet 2000 ka denoncuar grabitjen e tokave në Vlorë.

“Në vitin 2009, drejtuesi i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të pronave ka qenë njëri që ti e njeh shumë mirë. Meqë i përmende emrin, kam qenë i vetmi në këtë sallë që në vitet 2000-2003 kam qenë i pari që kam denoncuar grabitjen e tokave në Vlorë dhe posaçërisht në këtë territor për të cilin bëhet fjalë.

Mund të hapësh gazetën Zëri i Popullit, është publikuar 200 ditë rresht, partia në pushtet se çfarë i kishte ndodhur nga viti 1993 dhe në vijim, veçanërisht me atë procesin e turpshëm të shndërrimit të tokës që ishte fond pyjor, në tokë bujqësore, për t’u ndarë me 7501 për të gjithë ata që sot thonë jemi homogjenë grekë, dakord. Ky është problemi, është shumë i madh”, u shpreh socialisti Braçe.

Top Channel