Pantallonat treçerekshe, tre mënyra si ti kombinoni

20/10/2016 00:00

Quhen Cropped Pants ose Culottes, pantallonat treçerekshe që janë mjaft në modë për sezonin vjeshtë-dimër 2016.

Nga varianti “Sparkling” tek ato ngjyrë argjendi për mbrëmje të modelit klasik. Ja si mund t’i vishni dhe kombinoni:

Casual
Për një luk të përditshëm zgjidhni llojin “mannish” të shoqruar me një T-shirt me logo nga më të ndryshmet. Vishni sipër një këmishë xhins dhe këpucë ushtarake me pak qafë.

Efekti ndriçues
Në mbrëmje mund të zgjidhni shkëlqimin, pantallonat me ngjyrat metalike, të kombinuara me një palë cizme të shkurtra argjend. Vishni një t-shirt dhe një xhaketë lëkure tip ‘biker’ për të qënë sa më elegant.

Look on pedant
Elegante, minimal dhe e paarritshme për në zyrë, pantallonat treçerekeshe të kombinuara edhe me bluzën. Për shembull? Një komplet kamoshi me ngjyrë salmoni dhe çizme të zeza, sërish të shkurtra.

FOTO GALERI
2/3
Look Sparkling

Top Channel