Trump fajësoi emigrantët për trazirat në Francë, Macron kritikon liderët botërorë për “deklarata të pamenduara” Kushtet ekstreme të motit kanë përfshirë Filipinet, me erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm. Filipinet po përgatiten për “Haima”-n, tajfunin e dytë brenda një jave.
Ai konsiderohet si supertajfun i kategorisë së pestë dhe i treti më i fuqishëm që ka goditur vendin kohët e fundit. Stuhia tani është e përqëndruar në zonën veriore të Luzon dhe po i drejtohet qendrës.
Autoritetet kanë paralajmëruar për pasoja katastrofike, ndërsa e kanë cilësuar tajfunin “Haima” si tepër të frikshëm. 2.7 milionë njerëz priten të preken nga kushtet ekstreme të motit. Mbrëmjen e së premtes, “Haima” do të zhvendoset drejt vijës bregdetare të Kinës, ku stuhia pritet të jetë zbutur.
Nga tajfuni i mëparshëm “Sarika”, të paktën 3 persona humbën jetën, ndërsa 10 mijë u zhvendosën nga shtëpitë e tyre.
E ndërsa vendi pritet të përballet me kushte ekstreme të motit, një furgon policie ka mësyrë në mesin e dhjetëra protestuesve të mbledhur në Ambasaden amerikane në kryeqytetin Manila, në një demonstratë kundër SHBA-ve.
Të paktën 3 studentë aktivistë janë shtruar në spital nga përplasja me policinë, që u kthye në një përleshje të dhunshme.
Top Channel