Sulme vdekjeprurëse në Arabinë Saudite/ Tre të vdekur dhe 10 të plagosur, SHBA evakuon stafin nga Riadi Pamje të tjera tronditëse të një fëmije të plagosur vijnë nga Siria, duke shfaqur sërish tmerrin që civilët përjetojnë çdo ditë në vendin e tyre të dërrmuar nga lufta civile.
Grupi i aktivistëve prorebelëve opozitarë “Talbiseh Media Center”, nga qyteti po me të njëjtin emër Talhiseh, publikoi videon e vajzës së vogël të plagosur në një pavijon spitali, duke marrë ndihmë mjekësore.
Mësohet se 8-vjeçarja Aia, emri që ajo thotë në video, u nxor nga rrënojat e shtëpisë së saj pas një sulmi ajror. Mjekët thanë se ajo nuk kishte asnjë plagë kërcënuese për jetën, por tmerri që përjeton është mëse i qartë.
Në video, vajza e vogël qan dhe kërkon prindërit, të cilët bashkë me 3 motrat dhe vëllezërit e saj u nxorën gjallë po nga rrënojat e shtëpisë. Mësohet se familja e vajzës tashmë është bashkuar dhe po kërkon një vend për t’u strehuar, pasi shtëpia e tyre nuk ekziston më.
Disa pamje të tilla tronditëse nga Siria kanë tërhequr vëmendjen e të gjithë botës, por fatkeqësisht nuk kanë kontribuar në ndalimin e konfliktit. Disa javë më parë, pamjet e Omranit 5-vjeçar në një ambulancë në Aleppo, ndërsa priste të mjekohej pas bombardimeve, sollën një reagim të ashpër civil.
Sikurse edhe vdekja e 3-vjeçarit Alan Kurdi, i cili u mbyt në përpjekjen për të kaluar Mesdheun me familjen e tij, për t’i shpëtuar luftës në Siri.
Top Channel