Florida, Trump nxit banorët të votojnë më…28 nëntor!

12/10/2016 00:00

Quajeni po të doni edhe surprizën e nëntorit nga Donald Trump, ose po të shkoni më larg, gafën e tij më të rëndë.

Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë nxiti banorët e Floridës, gjatë një mitingu të mbajtur në “Panama City” natën e së martës, që të regjistrohen dhe të votojnë ditën e zgjedhjeve…më 28 nëntor!

Faktikisht, zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara zhvillohen më 8 nëntor dhe jo 20 ditë më pas, siç i ka ftuar votuesit manjati i pasurive të paluajtshme.

“Nuk ka pasur kurrë zgjedhje si këto të këtij viti, – tha Trump. – Sigurohuni që të dilni dhe të votoni, më 28 nëntor”.

Trump, i cili ka mbetur prapa në sondazhet parazgjedhore kryesisht për shkak të videos së debatueshme me komentet negative ndaj grave, gjë që ka kompromentuar edhe fushatën e tij zgjedhore, ka bërë së fundi një përpjekje të dëshpëruar për të informuar qytetarët mbi afatet e fundit të regjistrimit për të votuar, e kjo sidomos në shtetet decizive për Shtëpinë e Bardhë.

Clinton, ndërkohë, deklaroi të martën se “nëse demokratët fitojnë Floridën, atëherë nuk ka asnjë mundësi që kundërshtari im të fitojë”.

Top Channel