Nusja me fustan 200 mijë euro (FOTO)

03/10/2016 00:00

Një 19-vjeçare sllovake ka qënë një ndër nuset e rralla e veshur me të bardha me një fustan që kushton 200 mijë dollarë. Me të bardha?…jo, ajo është veshur me flori.

Dasma e saj ka zgjatur plot 4 ditë. Videoja e dasmës së Evka dhe Luka, pjesë  komunitetit egjiptian, është bërë virale në internet në Evropën e Lindjes dhe Rusi. Në videon e fundit “Big Fat Gypsy Wedding”, nusja është e mbuluar me flori dh para.

Një prej të ftuarve rrëfen se dasma zgjati 4 ditë dhe kushtoi 35 mijë euro. Në video jepet dhe momenti i këndshëm, ku pas dasmës çifti numëron paratë që janë hedhur. Sipas regjistrimit të popullsisë në 2011, në Sllovaki komuniteti egjiptian rom është minoriteti i dytë më i madh në vend.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel