Nis prodhimi për makinën fluturuese, ja kur do të dalë në treg
Imazhe që tregojnë një anë tjetër të Kubës, atë të jetës së përditshme të kubanezëve para hapjes për turistët e shumtë që u shumëfishuan pas arritjes së “paqes” me SHBA.
Fotot janë realizuar nga fotografja Gina Nero, e cila ka qëndruar për disa muaj në ishullin e Karaibeve, duke eksploruar qytetin shumëngjyrësh para se të fillonte ndryshimin për mirë.
Imazhet tregojnë shumë prej banorëve lokalë me të cilët ajo u miqësua gjatë udhëtimit të saj. Fotografja 26-vjeçare udhëtoi në Kubë gjatë vitit 2015 dhe së fundmi ka publikuar edhe fotot e realizuara gjatë periudhës që ajo qëndroi atje.
“Ata më treguan një zemrën dhe shpirtin e një vendi të izoluar nga ana teknologjike”, tregon ajo.
Një pjesë e mirë e objekteve të sjella nga ajo nuk ekzistojnë më, ose janë ndryshuar për mirë për t’iu përshtatur kërkesave të turistëve.
Top Channel