Teknologjia “Syri i fajkoit” do të përdoret edhe në Formula 1. Drejtuesit e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit kanë vendosur të aplikojnë këtë lloj të veçantë të teknologjisë në Çmimin e Madh të Hungarisë.
Bëhet fjalë për instalimin e disa sensorëve elektronikë që do ndihmojë pilotet që të respektojnë limitet e pistës dhe të mos përfitojnë nga një dalje e mundshme prej saj.
FIA e ndërmori këtë masë duke marrë shkas nga ajo që ndodhi në garat e Austrisë dhe Britanisë ku pati pilotë që dolën nga pista, madje në Red Bull Ring, 4 pilotë panë që t’u dëmtohej makina e tyre, ndërkohë që në Silverstone pati edhe anulime të kohëve të garuesve.
Mësohet se këto sensorë janë instaluar nën tokë në kthesat 4 dhe 11 gjë që konfirmohet edhe nga Charlie Whiting.
“I instaluam sensorët në një distancë 1.6 m nga limiti i pistës dhe prej tyre do të marrim sinjalizime kur një makinë del me të katërt gomat jashtë saj”, tha Whiting, drejtor i garave në Federatën Ndërkombëtare të Automobilizmit.
Top Channel