Carlos Augusto, Calhanoglu dhe Thuram, te Interi është kohë rinovimesh
Një emër që ndoshta pak tifozë do ta kishin menduar, por në stafin teknik të Shqipërisë është bashkuar një ish-futbollist i Milanit, i cili dikur ka qenë në krahun kundërshtar të Kuqezinjve. Bëhet fjalë për polakun Bartosz Salamon.
Një histori paksa e veçantë vjen nga prapaskenat e Kombëtares shqiptare. Në stafin teknik të kuqezinjve është bashkuar një emër që në të kaluarën ka qenë kundërshtar i Shqipërisë, madje në një nga ndeshjet e para të epokës Sylvinho.

Bëhet fjalë për Bartosz Salamon, ish-qendërmbrojtësin polak, i cili ka veshur edhe fanellën e Milanit gjatë karrierës së tij si futbollist.

Salamon është një emër që tifozët shqiptarë mund ta kujtojnë nga 27 marsi 2023. Në atë datë, ai ishte pjesë e Polonisë në përballjen me Shqipërinë në Varshavë, ndeshje që shënoi debutimin e Sylvinhos në stolin kuqezi dhe përfundoi me fitoren 1-0 të vendasve. Kështu, ish-kundërshtari i Shqipërisë, që dikur tentonte të ndalte sulmet e kuqezinjve në fushë, është tashmë pjesë e strukturës së Kombëtares.

Top Channel