Moratas i “del punë” edhe me anësorin (VIDEO)
13/06/2016 00:00
Ja doli të ishte titullar në ndeshjen hapëse të Spanjës në Euro 2016 ndaj Çekisë dhe duket se është futur në fushën e lojës me një dëshirë të madhe.
Alvaro Morata është bërë protagonist i një episodi që ndodh rrallë në fushat e futbollit, duke u përplasur me arbitrin anësor të takimit.
Ishte duke u luajtur minuta e 10 e ndeshjes kur sulmuesi i Juventusit tentoi të vihej në zotërim të një topi në krahun e djathtë të sulmit të Spanjës, por pranë vijës anësore të fushës humb ekuilibrin dhe përplaset me anësorin, i cili përfundon mbi lojtarin.
Për fat të mirë asnjëri prej të dyve nuk është dëmtuar, ndërsa mes të qeshurave të tifozëve loja vazhdoi normalisht.
Top Channel
Barcelona, Flick nuk bie pre e provokimeve të Mourinhos: E respektoj shumë, të gjithë do të shohin El Clasico. Kam besim te arbitrat…