Zjarri në Kanada, industria e naftës humb miliona dollarë

18/05/2016 00:00

Një raporti i ri për impaktin financiar të zjarrit kolosal në Fort McMurray, në Kanada, tregon se prodhimi i naftës ka pësuar humbje në rreth 760 milionë dollarë.

Sipas kësaj analize, për dy javë janë humbur 1.2 milionë fuçi nafte në ditë. Analistët thonë se, këto janë shifra të konsiderueshme, sidomos në këto kohë, kur çmimi i naftës në botë është mjaft i ulët.

Megjithatë, ekonomistët thonë se impakti në ekonominë e vendit për shkak të katastrofës në Fort McMurray do të jetë minimal.

Zyrtarë nga kompanitë, që punojnë në fushat naftënxjerrëse në veri të qytetit McMurray, thanë se po përpiqen që të rinisin punën sa më shpejt që të jetë e mundur, por nuk mund të parashikohet me saktësi kur kjo do të ndodhë, për shkak të rikthimit të zjarreve në zonë.

Aktualisht, zjarri mbulon një sipërfaqe prej 3.500 kilometrash katrorë dhe mediet lokale raportojnë se kushtet po rëndohen gjithnjë e më shumë për zjarrfikësit që po përballen me flakët. Flakët po shkojnë drejt Lindjes dhe po i afrohen rrezikshëm kufirit me provicën fqinje të Saskatceuanit.

Zyrtarë lokalë thanë se, mijëra të evakuuarve nga qyteti dhe kampet e naftës nuk do të kthehen atje, pa u siguruar se nuk ka më asnjë rrezik.

Top Channel