Kejvina Kthella përfundon në Prokurorinë e Tiranës, çfarë fshihet pas kallëzimit
65-vjeçari Viktor Bardhi u ekzekutua mëngjesin e së enjtes në fshatin Ndërfushëz në Mirditë. Në lidhje me ngjarjen, policia ka shoqëruar 10 persona në Komisariat.
Gazetarja e Top Channel, Brixhilda Deda, raporton se disa nga personat e shoqëruar kanë lidhje me fisin Reci. Pas deklarimeve të tyre në polici, ata janë lënë të lirë.
Kujtojmë se makina e përdorur në ngjarje u gjet vetëm disa metra larg, por deri tani nuk janë gjetur gjurmë apo prova që mund të ndihmojnë në zbardhjen e atentatit. Në unazën e qytetit të Rrëshenit ka kamera sigurie, por gjatë orarit kur ndodhi atentati nuk është kapur asnjë automjet i dyshimtë në drejtim të Mamurrasit.
Ndërkohë, vendi ku ndodhi ekzekutimi nuk ka kamera sigurie, çka e ka bërë më të vështirë punën e hetuesve.
Policia po heton gjithashtu nëse autorët janë ndihmuar nga persona të tjerë për kryerjen dhe largimin nga vendi i ngjarjes.
Top Channel