Togat e zeza kundër Veliajt: Jo trysni gjyqësorit

11/05/2016 22:15

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me protestën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përpara Gjykatës Administrative.

“Duke respektuar të drejtën e protestës së gjithëkujt, në format dhe mënyrat që parashikon ligji, ngremë shqetësimin tonë në lidhje me ushtrimin e trysnisë ndaj gjithë trupës gjyqësore të Gjykatës Administrative të Apelit lidhur me çështje konkrete, të cilat janë ende në gjykim”, ka deklaruar Unioni.

Togat e zeza vlerësojnë se, “ushtrimi në këto përmasa i trysnisë ndaj gjykatës, nga palë ndërgjyqëse, qofshin këto edhe institucione shtetërore, është i paprecedentë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA