Erkandi kualifikohet për në Rio

30/04/2016 00:00

Shqipërisë i lind një mundësi e artë për të patur peshëngritës në lojrat olimpike Rio 2016.

Kualifikimi që arriti sportisti nga turkmenistani Rejepov Rejepbay në kampionatin aziatik këtë të shtunë, ka shtuar shpresat e kampionit shqiptar për të shkuar në Brazili si i kualifikuar.

Sipas rregullores së Federatës Botërore të Peshëngritjes, përveç kualifikimit ekipor, në lojrat olimpike të kësaj vere do të kenë mundësinë të shkojnë si i kualifikuar individual çdo njëri nga 15 sportistët që është në listën botërore të çdolloj peshe.

Duke përfituar nga ky rregull, presidenti i Federatës së Peshëngritjes, Elez Gjoza pohon se edhe mundësitë e Çaljes, i cili në peshën e tij renditet i 12-ti janë të mëdha.

Top Channel