Tregtia, Obama takon Merkelin

25/04/2016 09:00

Presidenti amerikan Barack Obama ka mbërritur në Gjermani me shpresën se do të arrijë të nënshkruajë një marrëveshje të re tregtare me Bashkimin Europian.

“Nuk mund të them se do e ratifikojmë marrëveshjen në fund të këtij viti, por them se do e arrijmë atë. Nëse nuk e arrijmë këtë marrëveshje, tranzicioni politik në SHBA dhe Europë mund ta shtyjë për shumë kohë”, u shpreh Obama.

Gjatë takimit me kancelaren Angela Merkel ai tha se SHBA dhe BE kanë nevojë të ecin bashkë dhe se rruga që Gjermania po ndjek për çështjen e refugjatëve, është e drejtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA