Autoritetet serbe po hetojnë mbi raportimet se në një avion pasagjerësh të nisur nga Libani drejt Serbisë u gjet një pako që përmbante dy raketa me koka të mbushura me eksplozivë.
Pakoja duhet të mbërrinte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas televizionit vendas N1, raketat u diktuan të shtunën nga një qen i policisë, pasi avioni i “Air Serbia”, i nisur nga Bejruti, zbriti në aeroportin e Beogradit.
Mediat serbe pretendojnë se, si destinacion final të raketave të tipit “AGM-114 Hellfire”, dokumentet përmendnin Portlandin, në Oregon. Raketat e prodhimit amerikan mund të lëshohen nga ajri, toka apo dhe platforma në det.
Nga sqarimet e shtypit vendas rezulton se “AGM-114 Hellfire”, me një gjatësi prej rreth 1.5 metra, ishin mbështetjellë dhe etiketuar si “raketa lodër”.
Sipas televizionit N1, linja ajrore “Air Serbia” po ndihmon po asnjë ngurrim hetimin me argumentin se siguria ka qenë dhe mbetet prioriteti i saj kryesor.
Top Channel