Të dhënat e ISIS, në listë edhe autorët e sulmeve të Parisit

12/03/2016 00:00

Listat që mbajnë të dhënat e xhihadistëve të cilat janë në dorën e agjencisë inteligjencës gjermane përfshijnë edhe emrat e tre autorëve të atentateve në Paris në nëntor të vitit 2015.

E përditshmja gjermane “Suddeutsche Zeitung” raportoi se në lista janë zbuluar emrat e Samy Amimour, Foued Mohamed-Aggad dhe Omar Ismail Mostefai, tre nga sulmuesit e “Bataclan”-it që janë edhe përgjegjës për vdekjen e 90 personave që ndodheshin brenda sallës së koncerteve.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, konfirmoi se listat ishin të vërteta dhe se do të ndihmonin në përshpejtimin e hetimeve dhe dënime më të ashpra për ata që kthehen nga Siria dhe Iraku pasi kanë luftuar atje.

Por, siç raporton faqja siriane e opozitës, Zaman al Wasl, nga 22 mijë skeda që janë në total shumë prej tyre janë duplikime ose përmbajnë informacione të paplota.

Ndërsa materialet e duhura për të gjurmuar gjeneralitetet e anëtarëve të ISIS janë 1.736.

Top Channel