Komandanti i ISIS nuk u vra nga sulmet e SHBA-ve në Siri

11/03/2016 00:00

Një grup i monitorimit të luftës në Siri, thotë se një komandant i lartë i të ashtuquajturit Shtet Islamik (ISIS) u plagos rëndë, por ai nuk është vrarë në sulmin ajror të SHBA-ve në verilindje të Sirisë, siç u raportua të mërkurën.

Ndërkohë, Observatori i Mbretërisë së Bashkuar Siriane për të Drejtat e Njeriut, ka thënë se kishte informacione se komandanti me origjinë nga Gjeorgjia, Omar Shishani, ishte dërguar për trajnim në Raqqa.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë koment nga grupi militant ISIS për raportin e vdekjes së liderit të tyre.

Vitin e kaluar, SHBA ofroi 5 milionë dollarë shpërblim për Shishanin, të cilin e quajtën edhe “ministër të luftës”.

Top Channel