“U godita me shtatë plumba në fytyrë”, iranianët rrëfejnë dhunën brutale gjatë protestave antiqeveritare Kryeministri britanik David Cameron ka deklaruar se, Londra do të dërgojë një anije të flotës së saj ushtarake detare në ujërat e detit Egje, në kuadër të misionit të NATO-s për të frenuar valën e refugjatëve, që po ndihmohen nga trafikantët drejt hyrjes ilegalisht në vendet e BE-së.
Anija amfibe “Mounts Bay” me helikopterë në bord, e shoqëruar nga anije patrullimi dhe anije civile do të patrullojnë ujërat detare mes Turqisë dhe Greqisë për të eliminuar grupet e trafikantëve, që po mundësojnë mijëra refugjatë të hyjnë në vendet e BE-së.
Anijet e NATO-s në këtë mision do të udhëzohen të kthejnë mbrapsht në Turqi emigrantët e kapur dhe jo t’i dërgojnë ata në Greqi. Udhëheqësit e BE-së, të mbledhur në samitin urgjent të Brukselit, shpresojnë se prania e anijeve të NATO-s nuk do të shërbejë si magnet dhe emigrantët nuk do të inkurajohen të ndërmarrin udhëtimin nëpër det, me shpresën se anijet e NATO-s do t’i shpëtojnë dhe do t’i zbresin në brigjet e ndonjë shteti të BE-së.
NATO do të duhet të shpjegojë sesi një mision detar do të mund të luftojë në mënyrë të suksesshme grupet e trafikantëve, të cilët rrallë bëjnë vet transportin e emigrantëve, duke përzgjedhur që të qëndrojnë vet në Turqi dhe në vend të saj u ofrojnë emigrantëve ulje çmimi, nëse emigrantët bëjnë vet edhe rolin e skafistit.
Sugjerohet se, nga takimi i 28 krerëve të shteteve të BE-së do të konkludohet që i ashtuquajturi “korridor i Ballkanit”, nga Greqia për në BE, tashmë është i mbyllur. Por nuk dihet sesi do të zgjidhet ky problem në një plan afatgjatë, i cili konsiderohet si sfida më e madhe e BE-së në dekadat e fundit.
Top Channel