Sllovakia në zgjedhje, sondazhet: Kryeministri Fico në krye
05/03/2016 09:15
Në Sllovaki janë hapur qendrat ku 4.4 milionë qytetarë do të hedhin votën për të zgjedhur përbërjen e re të Këshillit Kombëtar, siç njihet ndryshe Parlamenti sllovak.
Në listë janë 23 parti dhe koalicione. Partia Smer-Sd e kryeministrit social-demokrat Robert Fico është në krye, por sondazhet sugjerojnë se ai do të humbasë mazhorancën.
Sipas sondazheve, Fico do të humbasë shumicën komode prej 83 nga 150 ulëse që ka Parlamenti njëdhomësh i vendit dhe do të detyrohet të formojë një koalicion qeveritar.
Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 22 të së shtunës dhe menjëherë më pas, në media do të publikohen exit poll-et.
Top Channel