Fixhi, 29 të vdekur nga “Winston”; cikloni, dëme katastrofike

23/02/2016 08:35

Numri i personave të vrarë nga cikloni që goditi ishujt Fixhi në fundjavë është ngjitur në 29, me autoritetet që deklarojnë se pastrimi nga rrënojat mund të kërkojë disa muaj me radhë.

Rreth 8.500 persona ndodhen ende të strehuar në qendrat e evakuimit. Cikloni “Winston” ka rrafshuar shumë ndërtesa kryesisht në ishujt Vitit Levu dhe Koro, kanë deklaruar autoritetet.

Stuhia e kategorisë 5 përplasi në arqipelag erëra me shpejtësi prej 320 kilometra në orë, shira të dendura dhe valë deti që arritën deri në 12 metra lartësi.

Stacioni Meteorologjik i Fixhit e ka cilësuar dukurinë natyrore si më të keqen që ka goditur ndonjëherë vendin.

Zëdhënësi i qeverisë, Ewan Perrin tha për mediat lokale se shtëpitë e rreth 2 familjeve që jetonin në ishujt Koro janë shkatërruar, ndërkohë që ditën e hënë janë gjetur trupat e pajetë të 8 personave.

Skuadrat e shpëtimit kanë paralajmëruar se numri i vdekjeve mund të rritet pasi në disa nga ishujt më shumë të prekur njësitë nuk kanë mbërritur ende.

“Ne po përpiqemi të arrijmë tek njerëzit. Në disa vende banorët do të zhvendosen për disa muaj, pasi kanë humbur gjithcka”, deklaroi Perrin.

Ndërkohë, forcat ajrore të Zelandës së Re kanë ndihmuar ekipet e emergjencës në Fishi që të kryejnë inspektime ajrore përgjatë gjithë arqipelagut.

Top Channel