Takim në Holandë për ndërgjegjësimin e çështjes çame
10/02/2016 20:30
Në Veenendial të Holandës, Shoqata Demokratike Shqiptare “Çamëria” zhvilloi një konferencë për ndërgjegjësimin e çështjes çame.
Në takimin e organizuar nga kreu i shoqatës, Festim Lato merrnin pjesë intelektualë nga gjithë trevat shqipfolëse dhe të huaj, mes të cilëve Koço Danaj dhe At Nikolla Marku.
Ky takim synonte ndërgjegjësimin dhe bërjen publike të çështjes çame në rang ndërkombëtar deri në korridoret e Brukselit për të njohur të drejtat e popullsisë çame, sidomos ato që lidhen me pronësinë.
Top Channel