Kriza e refugjatëve, ushtria gjermane e mbingarkuar

26/12/2015 00:00

Prej muajsh mijëra ushtarë gjermane po ndihmojnë në pranimin dhe sistemimin e refugjateve qe hyjne ne vend. Por kritikët paralajmërojnë se ushtria eshte e mbingarkuar dhe se duhet të përqendrohet tek detyrat e veta të mirëfillta.

Ministrja e Mbrojtjes Ursula von der Leyen (CDU) ka shprehur mirënjohje të thellë për ushtrinë – jo vetëm për shkak të misioneve ndërkombëtare të rreth 3000 ushtarëve, por edhe për ndihmën qe po ofron per sistemin e refugjateve vend.

Rreth 7300 ushtarë jane angazhuar per te menaxhuar fluskin njerëzor që vjen kryesisht nga Lindja e Mesme dhe vendet afrikane . Angazhimi i ushtarëve për zgjidhjen e sfidave që kanë të bëjnë refugjatët është “shembullor”, thotë ministrja.

Në fillim dukej se mobilizimi i ushtarëve do të ishte i përkohshëm, por tani komunat dhe qytetet thonë se ndihma e tyre është bërë e pazëvendësueshme.

Por analistë të cituar ngaDW ngrenë shqetësime për pasojat
që do të ketë angazhimi i mijëra ushtarëve në menaxhimin e krizës së emigracionit, edhe gjatë vitit 2016..

Organizatat që përfaqësojnë ushtarët thonë se detyrimet e tyreë janë shtuar, prandaj duhet të shtohet edhe numri i tyre. Pas shkurtimeve të shumta, numri i ushtarëve aktualisht ka rënë zyrtarisht në 185.000. Por aktualisht janë të angazhuar vetëm 178.000 ushtarë.

“Nuk është e drejte që ushtarët të angazhohen në misione të rrezikshme si në Irak dhe në anën tjetër tu kërkohet te kryejnë edhe punë të shërbimeve civile”, thotë André Wüstner, nga shoqata e ushtarëve. Në dhjetor qeveria vendosi të marrë pjesë edhe në luftën kundër ISIS-it, me deri në 1200 ushtarë. Edhe ky mision do të kërkojë angazhime shtesë.

Top Channel